• e martë, 24 dhjetor 2024

Kryesia e Real Madridit e pakënaqur nga paraqitjet e ekipit

Kryesia e Real Madridit e pakënaqur nga paraqitjet e ekipit

Madrid, 3 tetor 2024 (MIA) - Kryesia e Real Madridit ka shprehur pakënaqësi nga paraqitjet e ekipit nga fillimi i sezonit dhe konsideron se niveli i paraqitjeve është më i ulët se sezonin e kaluar edhe përkundër përforcimit të përbërjes, transmetoi "Relovo".

Sipas burimit, gjigantët spanjollë besojnë se ekipi, sezonin e kaluar ka vepruar në mënyrë më të organizuar. Me ardhjen e përforcimeve të reja si sulmuesit Kilian Mpabe dhe Endrik dhe largimin e lojtarit mesfushor Toni Kros nga klubi, niveli i disiplinës ekipire në terren ka shënuar rënie.

Plotësisht, për momentin trajneri "i të bardhëve" karlo Ançeloti ka dilemë serioze në zgjedhjen e përbërjes fillestare, që shkakton tension tek lojtarët, ceket në informatë. ab/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR