• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeshefi i MPB-së: I dyshuari kryesor nuk tregon se ku është trupi i dyvjeçares

Kryeshefi i MPB-së: I dyshuari kryesor nuk tregon se ku është trupi i dyvjeçares

Beograd, 6 prill 2024 (MIA) - Shefi i Drejtorisë së policisë kriminalistike Ninosllav Cmoliq deklaroi se sot do të kontrollohen përsëri disa lokacione për gjetjen e trupit të dy vjeçares Danka Iliq dhe se nuk do të ndalen derisa t'ia dalin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Përsëri do të kontrollojmë shtëpitë e tyre dhe rrethinën, gropat septike, varrezat. Të dyshuarit e kanë pranuar fajin dhe kanë përshkruar në detaje rolet e tyre, por i dyshuari kryesor nuk tregon se ku e ka fshehur trupin, duke thënë se nuk e mban mend dhe nuk do të flasë", deklaroi Cmoliq për TV Prva duke shtuar se rrëfimet e të dyshuarve për atë që ka ndodhur dhe të cilët janë marrë në pyetje ndaras, përputhen plotësisht.

Të dyshuarit për vrasjen e fëmijës në afërsi të Borit dje janë marrë në pyetje, sqaroi Cmoliq, por nuk kanë dhënë informacione të reja, por përsëritën atë që kishin thënë më parë se me makinën e tyre e kanë goditur Dankën e vogël, janë ndalur në një deponi, e kanë lënë trupin e saj dhe më vonë ka ardhur shoqëruesi i shoferit dhe e ka transferuar trupin në një vend tjetër.

"Deklaratat e tyre janë se kanë goditur fëmijën, se shoqëruesi ka zbritur nga automjeti e ka marrë fëmijën, e ka futur në pjesën e pasme të makinës dhe pas disa metrash janë ndalur përsëri sepse dyshohet se vajza është zgjuar, ka dalë nga makina, ka hapur pjesën e pasme dhe është ngulfatur. Këto janë deklaratat e tyre. Më pas kanë shkuar në deponi, kanë nxjerrë trupin dhe e kanë lënë aty", deklaroi Cmoliq.

"Që të dy kanë diskutuar për këtë pas disa ditësh, shoferi e ka pyetur se ku është trupi, por ky i fundit i ka thënë se “është punë e tij, bëra atë që duhej”, tha Cmoliq duke shpjeguar se as shoferi nuk e di se ku është ai vend.

 

QËNDRONI TË LIDHUR