• e mërkurë, 14 gusht 2024

Kryeministrja italiane Meloni për vizitë zyrtare në Kinë

Kryeministrja italiane Meloni për vizitë zyrtare në Kinë

Pekin, 27 korrik 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë Xhorxha Meloni sot ka arrit për vizitë zyrtare në Kinë për të promovuar marrëdhëniet ekonomike si dhe për të diskutuar për luftën në Ukrainë, bënë të ditur mediat shtetërore kineze.

Është paralajmëruar që Meloni e cila qëndron në Pekin deri të mërkurën të diskutojë me presidentin kinez Si Xhinping dhe kryeministrin Li Çijang mbi "çështjet kryesore ndërkombëtare, duke filluar nga lufta në Ukrainë" si dhe do ta vizitojë edhe Shangain, kryeqytetin ekonomik të Kinës.

Vitin e kaluar Italia u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare më Kinën duke qenë e vetmja nga grupi i shtatë demokracive të përparuara në botë dhe BE (G7) që mori pjesë në programin masiv të Pekinit për investime në infrastrukturë në Azi dhe Evropë.

Para se të vinte në pushtet, Meloni tha se është një "gabim serioz" për t'u bashkuar me programin.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Melonit në Kinë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR