• e mërkurë, 17 korrik 2024

Kryeministri Mickoski për vizitë në Ohër

Kryeministri Mickoski për vizitë në Ohër

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Ohrit, ku do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore, ekzistuese dhe të reja, të disa projekteve.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës sportive në fshatin Leskoec, Komuna e Ohrit, ku pas 30 viteve, në kuadër të SHF "Vanço Nikoleski" fillon ndërtimi i sallës sportive prej 592 m2, ndërsa do të përfshijë edhe fushë për sporte të llojllojshme.

Është paralajmëruar edhe kontroll i kryeminsitrit Mickoski në aktivitetet ndërtimore gjatë rikonstruimit të rr."7 Nëntori", në hyrje të Manastirit. Ky projekt përfshin rikonstruim të sipërfaqeve të rrugëve dhe trotuareve, ndërtim të rrugicës së re për çiklistë, ndërtim të kanalizimit atmosferik në gjatësi prej 700 metrave. Vlera e përgjithshme është mbi 43 milionë denarë.

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e fushës së re sportive për fëmijë në lagjen Vidobishtë, do të kontrollojë gjendjen në basenin e mbyllur në Komunën e Ohrit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR