• e diel, 24 nëntor 2024

Kryeministri Kovaçevski vendosi lule para pllakës përkujtimore të Shenjtorëve Cirili dhe Metodi në bazilikën "Shën Maria" në Romë

Kryeministri Kovaçevski vendosi lule para pllakës përkujtimore të Shenjtorëve Cirili dhe Metodi në bazilikën
Shkup, 23 maj 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me delegacionin qeveritar i cili është për vizitë dyditore në Vatikan dhe Romë me rastin e 24 Majit - Ditën e shenjtorëve mbarësllav Shën Cirili dhe Metodi, sot vendosi kurora me lule para pllakës përkujtimore të veprës së vëllezërve të shenjtë në bazilikën "Shën Maria Maxhore". Siç bëri të ditur Shërbimi për informim i Qeverisë, bazilika "Shën Maria Maxhore" ka vend të veçantë në kronologjinë e misionit të Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sepse në të papa Ardiani i Dytë në vitin 868 i shenjtëroi librat që vëllezërit e shenjtë i kanë përgatitur që ta përhapin krishterimin në gjuhën e kuptueshme  për popujt sllovenë. Në shekullin e nëntë bazilika Shën Maria Maxhore ishte seli e përkohshme e papës romak derisa residenca e papës u zhvendos në pallatin në Vatikan, ku gjendet edhe sot. Paraprakisht sot, kryeministri Kovaçevski u takua me Françeskun në Vatikan, ndërsa në shoqërim të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte takim edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Pjetro Parolin dhe me sekretarin për marrëdhënie me shtetet Poll Riçard Galager. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR