LSDM-ja do ta mbajë kongresin e 30-të, pritet zgjedhja e organeve më të larta të partisë
- LSDM-ja sot do ta mbajë Kongresin e 30-të, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë, përkatësisht anëtarët e rinj të organeve më të larta, si dhe Këshilli Qendror dhe Mbikëqyrës.
- Post By Sara Ademi
- 10:38, 24 nëntor, 2024
Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - LSDM-ja sot do ta mbajë Kongresin e 30-të, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë, përkatësisht anëtarët e rinj të organeve më të larta, si dhe Këshilli Qendror dhe Mbikëqyrës.
Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, dje informoi se kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe punuese, ndërsa do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë.
Sipas njoftimit, pjesa e parë e kongresit do të jetë pjesa e hapur, ku do të flasë kryetari i partisë, Venko Filipçe.
Kongresi duhet të fillojë në orën 13:00 në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup. sa/
Foto: "Fejsbuk"/LSDM - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë