Nacevska në takimin e zëvendësguvernatorëve të Ballkanit Perëndimor për procesin inkuadrues ndaj SEPA
- Përfaqësuesit e lartë të bankave qendrore nga rajoni patën mundësinë të njihen me përvojën hungareze në procesin e anëtarësimit në SEPA, si dhe me infrastrukturën financiare hungareze si model i mundshëm për integrim në SEPA në takimin e zëvendësguvernatorëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar procesit të anëtarësimit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA), që u mbajt në Budapest me ftesë të Bankës Popullore të Hungarisë, ku mori pjesë edhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.
- Post By Sara Ademi
- 11:41, 24 nëntor, 2024
Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e lartë të bankave qendrore nga rajoni patën mundësinë të njihen me përvojën hungareze në procesin e anëtarësimit në SEPA, si dhe me infrastrukturën financiare hungareze si model i mundshëm për integrim në SEPA në takimin e zëvendësguvernatorëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar procesit të anëtarësimit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA), që u mbajt në Budapest me ftesë të Bankës Popullore të Hungarisë, ku mori pjesë edhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.
Në takim, informojnë nga Banka Popullore (BP), u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë nga aspekti operativ dhe teknik i ofruesve të shërbimeve të pagesave nga vendet e Ballkanit Perëndimor për përfshirje të shpejtë në skemat e pagesave (sistemet e pagesave) në SEPA. Në këtë kontekst, u theksua gatishmëria e Bankës Popullore të Hungarisë, në kuadër të presidencës aktuale të Hungarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, për të ndihmuar në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane për të ofruar akses të thjeshtuar për ofruesit e shërbimeve të pagesave nga vendet e Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën evropiane të pagesave.
Anëtarësimi në SEPA, siç thonë ata, do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët, kompanitë dhe mbarë ekonominë. Me anëtarësimin në sistemet e pagesave SEPA, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të mund të ofrojnë pagesë më të lirë dhe më të shpejtë në euro, gjë që do të mundësojë integrim më të madh financiar ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe me vendet e tjera të SEPA-s. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në SEPA do të ulte ekonominë gri me 2 pikë përqindjeje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore.
Përveç zëvendësguvernatores Nacevska, në delegacionin e Maqedonisë mori pjesë edhe Igor Veliçkovski, drejtor i Sektorit për Operacione të tregjeve financiare dhe sistemeve pagesore. Në takim morën pjesë edhe zëvendësguvernatorët me ekipet e tyre nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. sa/
Foto: BP