Kros: Nuk di nëse do të tërhiqem nga kombëtarja pas Kampionatit evropian
- Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros ende nuk din nëse të tërhiqet nga kombëtarja gjermane pas Kampionatit evropian këtë vit.
- Post By Besnik Shuki
- 09:50, 20 mars, 2024
Madrid, 20 mars 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros ende nuk din nëse të tërhiqet nga kombëtarja gjermane pas Kampionatit evropian këtë vit.
"Nuk kam menduar për atë. Shumë punë që do të ndodhin pas Kampionatit evropian nuk janë të qarta. Ende nuk kam as kontratë me klubin për sezonin e ardhshëm. Në fillim duhet të zgjidh atë çështje", deklaroi Kros për "Bayern&Germany".
Kontrata e Krosit me Realin e Madridit skadon në fund të qershorit.
Mesfushori 34-vjeçar një herë e përfundoi karrierën në kombëtare pas Kampionatit evropian në vitin 2020, por në shkurt të këtij viti vendosi ta vazhdojë. Gjithsej ka 106 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe ka shënuar 17 gola. bsh/
Foto: EPA