• e hënë, 08 korrik 2024

Kros edhe një vit në Real

Kros edhe një vit në Real

Madrid, 21 qershor 2023 (MIA) - Mesfushori gjerman Toni Kros (33) e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit të ardhshëm, njoftoi sot klubi mbretëror.

Kontrata me Krosin do të skadonte në fund të këtij muaji.

Futbollisti gjerman erdhi në Real në vitin 2014 nga Bajerni i Mynihut dhe me klubin spanjoll fitoi katër tituj në Ligën e Kampionëve, tre në kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit, si dhe pesë tituj kampion botëror për klube.

Me kombëtaren gjermane, Kros fitoi titullin botëror në vitin 2014. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR