• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kristiano Ronaldo dëshiron ta vazhdojë kontratën me Al- Nasr deri në vitin 2027

Kristiano Ronaldo dëshiron ta vazhdojë kontratën me Al- Nasr deri në vitin 2027

Riad, 10 tetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin saudit deri në vitin 2027, ka bërë të ditur gazetari Ali Al-Harbi.

Portugezi 38-vjeçar dëshiron të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026, ku më pas planifikon të tërhiqet nga futbolli. Ronaldo është i gatshëm të luajë gjatë gjithë kësaj periudhe në Al-Nasr.

Kontrata aktuale e Ronaldos është deri në vitin 2025. Në kampionatin e Arabisë Saudite ai u transferua në fillim të vitit 2023.

Këtë sezon Ronaldo luajti 11 ndeshje për Al-Nasr duke shënuar 11 gola dhe gjashtë asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR