Kristal Pallasi do të duhet të luajë në Ligën e Konferencave
- Ekipi anglez Kristal Pallasi do të duhet të garojë në Ligën e Konferencave të UEFA-s. Ky klub sezonin e kaluar e fitoi FA Kupën e Anglisë dhe duhej të luajë në Ligën e Evropës. Por trupi për kontroll financiar të klubeve pranë UEFA-s mori vendim që ekipi francez Olimpik Lion të luajë në Ligën e Evropës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:26, 11 gusht, 2025
Londër, 11 gusht 2025 (MIA) - Ekipi anglez Kristal Pallasi do të duhet të garojë në Ligën e Konferencave të UEFA-s. Ky klub sezonin e kaluar e fitoi FA Kupën e Anglisë dhe duhej të luajë në Ligën e Evropës. Por trupi për kontroll financiar të klubeve pranë UEFA-s mori vendim që ekipi francez Olimpik Lion të luajë në Ligën e Evropës.
Kjo për shkakun se kur e fituan plasmanin, të dy klubet në udhëheqësitë e tyre e kanë pasur njeriun e njëjtë, Xhon Tekstor. Ai dha dorëheqje nga Këshilli drejtues të Lionit, ndërsa Kristal Pallasi parashtroi ankesë, e cila u refuzua nga UEFA.
Kjo do të thotë se klubi anglez do të duhet të luajë në Ligën e Konferencave, gjë që tifozët e klubit nuk pranojnë dhe protestonin në ndeshjen e djeshme në Uembli (Komjuniti Shild) kundër Liverpullit. bsh/
Foto: EPA