• e premte, 03 maj 2024

Krerët e VLEN-it takojnë afaristët shqiptarë në Berlin

Krerët e VLEN-it takojnë afaristët shqiptarë në Berlin

Shkup, 19 prill 2024 (MIA)- Liderët e  koalicionit  VLEN, kandidati për president, Arben Taravari dhe kryetarët Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti e kanë nisur agjendën e takimeve me diasporën shqiptare në Berlin të Gjermanisë.

Duke e njohur potencialin ekonomik të mërgatës shqiptare, liderët e VLEN-it sonte në Berlin kanë marrë pjesë në një darkë të përbashkët pune me të gjithë afaristët shqiptarë të cilën jetojnë dhe punojnë në Berlin dhe në qytete tjera të Gjermanisë. Qëllimi i kësaj darke pune është njohja nga afër me potencialin investues të mërgatës shqiptare, shqyrtimi dhe lehtësimi i mundësisë që ky kapital të mund të investohet në Maqedoninë e Veriut duke qenë thellë të bindur se kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në uljen e emigrimit, ngritjen e standardit jetësor por edhe mundësia për kthimin e diasporës shqiptare në vendlindje. 

“Në qeverinë e VLEN, mërgatës do t’i jepet rëndësi e dorës së parë, sidomos në lehtësime fiskale e tatimore, për investimet e tyre në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR