• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të, e renditur më mirë mes shteteve të rajonit

Reporterë pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të, e renditur më mirë mes shteteve të rajonit

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Republika e Maqedonisë është renditur në vendin e 36-të në Indeksion e lirës së mediave për vitin 2024 të Reporterëve pa kufij, që është është për dy vende më mirë se vendi i 38-të vitin e kaluar. Nga vendet e rajonit Maqedonia e Veriut është vlerësuar më mirë, ndërsa vijojnë Mali i Zi (40), Sllovenia (42), Kroacia (48), Kosova (75), BeH (81), Serbia është në vendin e 98-të dhe Shqipëria në pozitën e 99-të.    

"Edhe pe gazetarët nuk punojnë në rrethimin aemiqësor, dezinformatat e përhapura dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë për rënie të besimit të shoqërisë në media, që i ekspozon mediat e pavarura në kërcënime dhe sulme. Më tej, funksionarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe nënçmuese ndaj gazetarëve", qëndron në vlerësimin për vendin.

Lidhur me Pejsazhin mediatik theksohet se edhe pse televizioni është burim dominues i informacioneve, mediat onlajnë luajnë rol të rëndësishëm. Megjithatë duhet të bëhet diferencë mes redaksive profesionale onlajn, të cilat punësojnë gazetarë dhe publikojnë përmbajtje origjinale dhe portale individuale të cilat i kopjojnë dhe ngjisin përmbajtje. Gjithashtu, ekziston një hendek i madh mes shfytëzimit dhe besimit: TV stacionet më të shikuara kanë indeks të ulët të besimit.

Për kontekst politik vërehet se rrethimi i plotë mbetet i volitshëm për lirinë e shtypit, por agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente de gazetaria kritike është gjithnjë e më e nënshtruar ndaj sulmeve .

"Për shkak të polarizimit të fuqishëm poltik, mediat mund të jenë nën presion të autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve edhe në nivelin lokal edhe në atë nacional. Dy partitë më të mëdha (të pushtetit dhe opozitës) kanë krijuar sistem paralel mediatik, ndaj të cilave e kryejnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Shërbimi publik radioshpërndarës nuk ka pavarësi redaktuese dhe financiare", qëndron në Raport.

Në kontekst të kornizës juridike theksohet se Kushtetuta e garanton lirinë e shprehjes dhe ndalon censurë, por se vendi ngadalë e harmonizon legjitimitetin për mediat me standardet e Bashkimit Evropian, të cilës ka për qëllim t'i bashkëngjitet, ndërsa theksohet edhe në aktvendimin për IRL dhe ligjin e ri për media në pjesën e reklamimit.

"Procedurat e SLAPP shërbejnë si instrumente për frikësim dhe presion ndaj mediave të pavarura. Dënimi për shpifje, në vitin 2023, i medias IRL për hetimin e saj me interes publik, krijoi një precedent të rrezikshëm. Ligji i ri me të cilin përsëri autorizohen qeveritë kombëtare dhe lokale të reklamohen në mediat me pronësi private, e rriti shqetësmin për përhapjen e mundshme të lidhur të ndikimit", theksohet në raportin.

"Për sa i përket kontekstit ekonomik theksohet se megjithëse disa lloje të përqendrimit mediatik janë të ndaluara me ligj, redaksia e disa prej kanaleve kryesore televizive është e ekspozuar ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi shtetëror, shtohet, është i kufizuar dhe jo transparent, ndërsa mediat e pavarura mbështeten shumë te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë vetëm për mbijetesë, por jo për zhvillimin e mëtejshëm. Gazetaria, theksohet, është një profesion shumë i pasigurt, ndërsa disa media i nënshtrohen ndikimeve të agjencive të marketingut.

Në pjesën e kontekstit social qëndron se megjithëse nuk ka kufizime të qarta në mjedisin social dhe kulturor që ndikojnë në gazetarinë e lirë, mediat sociale dhe sfera digjitale në përgjithësi e favorizojnë përhapjen e dezinformatave dhe kërcënimeve kibernetike. Të kombinuara me standarde të ulëta profesionale, ato kontribuojnë, siç theksohet, në rënien e besimit të opinionit në media dhe hapin rrugën për sulme ndaj gezatarëve në bazë të gjinisë, etnisë ose fesë.

Kur bëhet fjalë për sigurinë e gazetarëve, konstatohet se ata shpesh janë shënjestër e sulmeve verbale, e ndër të tjera theksohet edhe caktimi i një prokurori special për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

"Me pretekstin e mbrojtjes së sekreteve shtetërore dhe të dhënave personale, ata mund të ekspozohen ndaj presionit gjyqësor dhe procedurave ligjore arbitrare. Megjithatë, gjykatat kanë tendencë ta mbështesin lirinë e shtypit dhe të mbrojnë gazetarët. Në kryeqytet është emëruar një prokuror special për të trajtuar rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa shqyrtohet edhe hapja e zyreve të ngjashme në të gjithë vendin", qëndron në Raportin e Reporterëve pa kufij për vendin.

Vendet e para në Indeksin për lirinë e mediave për vitin 2024 i përkasin Norvegjjisë, Danimarkës dhe Suedisë. Në listën prej 177 vendeve në botë vlerësimet më të këqija për lirinë e mediave i kanë Turkmenistani, Irani dhe Koreja e Veriut. mb/ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR