• e enjte, 29 gusht 2024

KPMK ka dërguar apel pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, lidhur me opinionin e Komisionit për diskriminimin e vërtetuar ndaj prokurores Lençe Ristoska

KPMK ka dërguar apel pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, lidhur me opinionin e Komisionit për diskriminimin e vërtetuar ndaj prokurores Lençe Ristoska

Shkup,27 gusht 2024 (MIA) - Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka dërguar apel pas aktvendimit të Gjykatës Administrative lidhur me opinionin e Komisionit, me të cilin u vërtetua diskriminim nga ana e Këshillit për prokurorë publik ndaj prokurores Lençe Ristoska.

"Gjykata Administrative nuk mund të vendosë për mendim të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, sepse ato nuk janë akte administrative nga KPMD dhe kërkojnë që Gjykata e Lartë Administrative ta pezullojë aktvendimi kontestues dhe ta rikthejë në vendimmarrje paraprake në Gjykatën Administrative, me drejtim që të marrë vendim për hedhje poshtë të padisë si t[ë papranueshme.

Komisioni, thuhet në komuniatë të KPMD-së, konsideron se janë kryer shkelje thelbësore të dispozitave për procedurën dhe zbatim i gabuar i të drejtës materiale nga ana e Gjykatës Administreative.

KPMD dërgon apele pas aktvendimit të Gjykatës Administrative lidhur me mendimin e Komisionit, me të cilën u vërtetua diskriminimi nga ana e Këshillit për prokuror publik ndaj prokurores Lençe Ristoska.

"Gjykata ka vepruar gabim duke mos e hudhur padinë me aktvendim në pajtim me Ligjin për kontestet administrative, sepse nuk janë plotësuar kushtet për zhvillimin e kontestit administrativ. Njëherit, Mendimi i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i kontestuar nga Antonio Jolevski, nuk është akt administrativ dhe kundër tij nuk mund të zhvillohet kontest administrativ. Gjykata Administrative, me këtë aktvendim, lë hapësirë ​​për krijimin e një praktike të kundërligjshme të trajtimit të mendimeve të Komisionit si akte administrative, në kundërshtim me Ligjin për kontestet administrative dhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi", thuhet në reagimin e KPMD-së.

Me mendimin, KPMD thekson se Komisioni nuk vendos për të drejta, detyrime dhe interesa jurudike, nmë rastin konkret të paditësit Antonio Jolevski, por vendos, nëse për këtë rast është kryer diskriminim dhe jep rekomandim për mënjanimin e saj. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR