• e diel, 24 nëntor 2024

KPI 2023: Projekt i keq, gërmime gjeoteknike dhe eksproprijimi - shkaqe për vonesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë - Ohër

KPI 2023: Projekt i keq, gërmime gjeoteknike dhe eksproprijimi - shkaqe për vonesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë - Ohër

Ohër, 3 nëntor 2023 (MIA) - Dokumentacioni projektues, gërmimet gjeoteknike, eksproprijimi dhe procedurat joefikase administrarive janë sjkaqet kryesore për të cilat vonon ndërtimi i autostradës Kërçovë - Shkup, konsiderojnë disa nga eksperët, pjesëmarrës në Konferencën e parë për infrastrukturë rrugore (KPI) që dje dhe sot po mbahet në Ohër.

Sipas panelistëve në diskutimin e sotëm me temë "Përvoja në investimin në infrrastrukturë", autostrada Kërçovë - Ohër është shembull se si nuk guxon në të ardhmen të planifikohet, projektohet dhe ndërtohet, me vërejtje se aksi përkatës i autostradës është projektuar dhjetë, aq sa po ndërtohet deri më tani traseja e gjatë 57 kilometra, me afat të paqartë për përfundimin e saj.

Darko Peshevski, inxhinier në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, theksoi se me fillimin e aktiviteteve ndërtimore të këtij aksi të autostradës menjëherë është konstatuar gjeologjia e ndryshueshme në terren që nuk përputhet me gjeologjinë e paraparë me projektet, që drejtpërdrejtë ndikon në mënyrën e themelimit të objekteve dhe klasën e materialit për gërmim në tunel.

Ai shtoi se është konstatuar edhe nevoja për përpunim të dokumentacionit projektues shtesë për tetë nyje rrugore dhe rrugë të reja alternative, mbikalime, lëshime pllakore për ndërlidhje të vendbanimeve dhe sipërfaqeve bujqësore.

Sipas profesorit Josif Josifovski nga Fakulteti i ndërtimtarisë, autostrada Kërçovë - Ohër nuk është projekt i zakonshëm dhe nuk mund të krahasohet me akse të tjera. Ajo, theksoi, është projekti më kompleks së është punuar në dekadat e fundit tek ne, nga disa aspekte.

Aksi i autostradës Ohër - Kërçovë është pjesë e Korridorit 8, me gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometrave, projekt, çmimi i të cilit nga fillimisht 374 milionët e paraparë arriti në 598 milionë euro. Ndërtimi i autostradës filloi në shkurt të vitit 2014 dhe pas disa anekseve dhe vazhdimeve të afateve duhej të përfundonte tërësisht deri në fund të këtij viti. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR