Mickoski: Punojmë me përkushtim për përmirësimin e procesit arsimor, nxënësit e SHFK "Shën Naum i Ohrit" u bënë me sallë sportive
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot mori pjesë në hapjen e sallës së re sportive në SHFK "Shën. Naum i Ohrit" në vendin e populluar Bulaçan, Komuna e Gazi Babës.
- Post By Sara Ademi
- 13:48, 24 nëntor, 2024
Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot mori pjesë në hapjen e sallës së re sportive në SHFK "Shën. Naum i Ohrit" në vendin e populluar Bulaçan, Komuna e Gazi Babës.
"Për mua sot kjo paraqet një kënaqësi të veçantë që jam këtu në Komunën e Gazi Babës, në këtë vend të populluar sepse këtu filluam praktikisht dhe vendosëm gurthemelin para disa muajsh, ndërsa tani mund të shohim se si ky objekt i mrekullueshëm lëshohet në përdorim", tha kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se me këtë është zgjidhur problemi një dekadësh dhe rreth 200 fëmijë tani orët e tyre të aktivitetit fizik, pas edukatës fizike nuk do të duhet t'i kryejnë jashtë, por do ta kenë sallën e tyre.
Ai tha se kënaqësia e qytetarëve është e madhe, por, për Qeverinë dhe vetëqeverisjen lokale ende më e rëndësishme është kënaqësia e të vegjëlve, e fëmijëve të cilët u bënë me një objekt përfaqësues me kushte evropiane. sa/
Foto: Qeveria