• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Vijon kthesë për partinë

Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Vijon kthesë për partinë

Shkup, 24 nëntor 2024 (MIA) - LSDM-ja sot në Shkup e mban Kongresin e 30-të, ku do të merret vendim për zgjedhje të përbërjes së Bordit Qendror dhe Mbikëqyrës tël LSDM-së dhe zgjedhja e zëvendës kryetarit/es të LSDM-së.

Lideri i partisë, Venko Filipçe në fjalimin e tij paa deputetëve tha se ky kongres do të jetë kthesë për LSDM-në. Filipçe tha se LSDM-ja ka qenë e fokusuar në eurointegrimet, por jo edhe në shërbimin për qytetarët, se kanë qenë servilë ndaj partnerëve të koalicionit dhe këto janë pjesë të shkaqeve për humbjen e tyre në zgjedhjet e fundit. Ai po ashtu tha se secili që ka gabuar, duhet të përgjigjet për krim dhe korrupsion, por se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, duke përfshirë edhe funksionarët në pushtet.

"Arroganca do të varroset thellë në tokë derisa jam unë kryetar", tha mes tjerash Filipçe dhe shtoi se LSDM-ja është posaçërisht krenare që Radmilla Shekerinska është zonja e parë nga Ballkani që e kryen funksionin njeriu i dytë i NATO-s.

Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka shtyrë shtetin, siç tha, përsëri në regjim të ri, po bëhen spastrime në institucione, nga kriza artificiale dhe kërcënime të sajuara.  "Pushteti luan në letrën e ndarjeve", tha Filipçe.

Në kongres marrin pjesë 536 delegatë nga gjithsej 626, respektivisht 85 për qind. Ka edhe përfaqësues të partive të tjera opozitare, PRSD, PLD e tjerë.

Sot vazhdoi Kongresi i 29-të i partisë, i cili u mbajt para fillimit të Kongresit të 30-të të LSDM-së, ku u konstatua mosbesimi në organet e Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës dhe dorëheqja e nënkryetares së mëparshme të LSDM-së, Sanja Llukarevska. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR