• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koveçevski: Gjuha maqedonase është pjesë e gjuhëve evropiane

Koveçevski: Gjuha maqedonase është pjesë e gjuhëve evropiane

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Gjuha maqedonase tashmë është pjesë e gjuhëve evropiane. Gjuha maqedonase është e shkruar qartë në kabinat e përkthimit në Bruksel, i gjithë legjislacioni i BE-së është i përkthyer në gjuhën maqedonase dhe skriningu dypalësh bëhet në gjuhën maqedonase, tha sot kryeministri Dimitar Koveçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas fjalimit në jubileun e 70-të vjetorit të themelimit të Institutit për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov" dhe 120 vjet nga botimi i librit "Për çështjet maqedonase", Kovaçevski edhe njëherë përmendi se gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase  në Kornizën negociuese.

"Gjuha maqedonase është e shkruar qartë në Marrëveshjen e Fronteks-it dhe ishte një nga kushtet e negociatave, ajo qëndron së bashku me të gjitha gjuhët e tjera të BE-së, pa asnjë fusnotë dhe shpjegime shtesë, dhe kjo Marrëveshje është miratuar nga të gjitha vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë dhe Greqinë. Kjo do të thotë se edhe kur shkoni në Bruksel, gjuha maqedonase shkruhet qartë në kabinat e përkthimit, i gjithë legjislacioni i BE-së është i përkthyer në gjuhën maqedonase dhe skriningu dypalësh bëhet në gjuhën maqedonase, sepse ekipet tona kryesisht përdorin gjuhën maqedonase. Kjo nënkupton afirmimin dhe konfirmimin e gjuhës maqedonase si pjesë e BE-së. Këtë e konfirmojnë edhe shtetet anëtare të BE-së me rezolutat e tyre, si dhe Bundestagu, i cili konfirmoi qartë mbështetjen dhe njohjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas dhe dha mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ku gjuha maqedonase, kultura dhe identiteti do të jenë pjesë e mozaikut të identitetit evropian dhe me këtë, nuk ka vërtetim dhe dëshmi më të madhe se gjuha maqedonase tashmë, me vendimet që kemi marrë vitin e kaluar, është pjesë e gjuhëve evropiane, d.m.th. gjuhët e BE-së", nënvizoi Kovaçevski. sa/

Foto: MIA print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR