• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Sigurimi i infrastrukturës kyçe, lufta kundër sulmeve kibernetike dhe krijimi i fondit për Ukrainën tema prioritare në Samitin në Kishinjev

Kovaçevski: Sigurimi i infrastrukturës kyçe, lufta kundër sulmeve kibernetike dhe krijimi i fondit për Ukrainën tema prioritare në Samitin në Kishinjev

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Në hapjen solemne të Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, fokusi kryesor është në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri, rezistencë energjetike dhe aksion klimatik dhe lidhje të ndërsjella në Evropë për kontinent më mirë të konektuar dhe më stabil, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Me liderët e vendeve nga kontinenti evropian, paralajmëroi ai, do të bisedojmë rreth sigurimit të infrastrukturës kyçe, përforcimin e luftës kundër sulmeve kibernetike, krijimin e fondit për përkrahje për Ukrainën dhe shumë tema tjera.

"Pres diskutime të frytshme dhe plane konkrete dhe aktivitete, të cilat na mundësojnë stabilitet dhe siguri dhe gjithsesi ballafaqim më efikas me sfidat ekonomike dhe energjeztike, të shkaktuara nga lufta", publikoi Kovaçevski në Fejsbuk. bsh/

Foto: Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR