• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski pas takimit me Petkovin: Për momentin nuk mund të flitet për çfarëdo progresi me Bullgarinë, bisedimet vazhdojnë

Kovaçevski pas takimit me Petkovin: Për momentin nuk mund të flitet për çfarëdo progresi me Bullgarinë, bisedimet vazhdojnë
Romë, 23 maj 2022 (MIA) – Në këtë moment nuk mund të them për atë nëse ka progres në lidhje me arritjen e dokumentit të përbashkët të pranueshëm me Bullgarinë, por bisedimet vazhdojnë në mes ekipeve të ekspertëve të Ministrive për Punë të Jashtme dhe menjëherë sapo të ketë progres të caktuar kjo do të kumtohet në nivel të ministrave, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kirill Petkov në Romë. Siç lajmëronë korrespodenti i MIA-s nga Roma, kryeministri Kovaçevski theksoi se nëse ka dokument që do të jetë dyanshëm i pranueshëm, ai do të prezantohet publikisht. Në takimin me Petkovin, siç informoi kryeministri, morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, të cilët informuan për rrjedhën e bisedimeve që po zhvillohen në nivel të ekspertëve të ministrive. Sipas Kovaçevskit, u dakordua që ato bisedime të vazhdojnë në mënyrë që MPJ-të të mundohen të arrijnë një dokument që do të ishte i pranueshëm për të dyja vendet dhe do të ishte bazë për zgjidhje që do të mund të ndahej me institucionet e të dyja vendeve. “Nuk diskutuam fare nëse ka kushte të reja nga Bullgaria. Këto janë çështje që kanë qenë të hapura paraprakisht për ata tanimë ekziston i ashtuquajtur propozimi portugez, i cili është ende bazë për bisedime ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme dhe në këtë pikë nuk mund të them për progres në arritjen e një dokumenti reciprokisht të pranueshëm, duke qenë se derisa të arrihet një dokument i tillë nuk mund të flasim për progres”, deklaroi Kovaçevski. Ai theksoi se takimi me kryeministrin e Bullgarisë ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv dhe se janë diskutuar për disa tema. Në lidhje me pritjet për samitin e ardhshëm të BE-së në qershor, Kovaçevski tha se nuk dëshiron të jetë i lidhur me data, sepse siç theksoi, vendi jonë ka qenë peng i datave nga muaji në muaj dhe beson se një gjë e tillë nuk varet vetëm nga ne, por varet nga vendimi i 27-të vendeve anëtare të BE-së. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR