• e hënë, 08 korrik 2024

Kovaçevski: Nuk ka nevojë për takime të fshehta, ende nuk është dakorduar takimi me Mickoskin

Kovaçevski: Nuk ka nevojë për takime të fshehta, ende nuk është dakorduar takimi me Mickoskin

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski theksoi se nuk ka nevojë për takime të fshehta me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai theksoi se kur të ketë takim, do të mbahet në hapësirë publike.

"Unë nuk shoh se ka nevojë të mbajmë takime të fshehta. Kur të kemi një takim, ai do të jetë takim që do të mbahet në hapësirë publike - mund të jetë në Klubin e deputetëve, në Kuvend, në rrugën "Maqedonia", në ndonjë kafene", tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve duke e komentuar deklaratën e Mickoskit se ai nuk do të pranojë kurrfarë takime të fshehta me të.

Kovaçevski në prezantimin e investimit të parë të huaj në vitin 2024 në ZZHTI theksoi se ende nuk është dakorduar se kur do të mbahet takimi me Mickoskin, duke theksuar se kanë komunikim në nivel partiak.

"Do të shohim se kur do të vendosim për takim. Ne kemi komunikim në nivel partiak. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është në komunikim të rregullt me zëvendëskryetaren e LSDM-së", tha Kovaçevski.

Lidhur me njoftimet e opozitës shqiptare për bllokadën në Kuvend nëse nuk zgjidhet  një anëtar i tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Kovaçevski thekson se ato biseda duhet të udhëhiqen në Kuvend për këtë çështje.

"Bisedat duhet t'i mbajnë në Kuvend. Ndryshe nuk është asgjë e re. Në të vërtetë, opozita maqedonase e ka bllokuar prej katër vitesh. Shpresoj që deri në fund të mandatit të mos ketë më bllokime. Ka ligje për gjithçka në vend", tha ai.

Sa i përket asaj se a po bisedohet me BDI-në për formimin e “Frontit Evropian”, kryeministri ka theksuar se ende nuk kanë biseduar për shkak të festave të Vitit të Ri. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR