• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Janë bërë kontrolle tek 20 importues të mëdhenj, detajet do të kumtohen së shpejti

Kovaçevski: Janë bërë kontrolle tek 20 importues të mëdhenj, detajet do të kumtohen së shpejti

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) -  Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përshëndeti Vendimin e djeshëm të Qeverisë me të cilin janë rishikuar një pjesë e çmimeve të fiksuara të frutave dhe perimeve.

Ai informoi se janë bërë kontrolle tek 20 importues të mëdhenj, ndërsa detajet do të kumtohen së shpejti.

"Pas konsultimeve me importuesit dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike që i mbajtëm javën e kaluar, si edhe sipas të dhënave të Drejtorisë Doganore, kemi konstatuar rritje të çmimeve importuese deri në 30 për qind, veçanërisht tek domatet, trangujt dhe fasulja. Kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shteti do të marrë masa të cilat do të sigurojnë furnizimin e papenguar të qytetarëve me çmime përkatëse dhe të cilat nuk do ta çrregullojnë tregun", theksoi Kovaçevski pas vizitës së sotme në kompaninë "Levidiagro Shpk" në Koçan.

Kryeministri edhe njëherë kumtoi se gjatë krizës, të gjithë duhet të jenë solidarë.

"Reagojmë në pajtim me nevojën e tregut. Bujqit e kanë mbështetjen tonë, këtu janë institucionet, ofrohen masa dhe programe për prodhimtari më të madhe dhe konkurrencë", potencoi Kovaçevski i cili në Koçan shoqërohet nga drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Nikica Baçovski.

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR