• e premte, 08 nëntor 2024

Kovaçevski: Fitore që është rezultat i punës dhe mundit të madh, por para së gjithash dashurisë ndaj fanellës kombëtare

Kovaçevski: Fitore që është rezultat i punës dhe mundit të madh, por para së gjithash dashurisë ndaj fanellës kombëtare
Shkup, 24 mars 2022 (MIA)- Çfarë sensacioni! Ju lumtë djema, ju lumtë! Ju jeni heronj të vërtetë, sonte treguat se farë do të thotë sakrificë, dëshirë, këmbëngulësi! Fitore e jashtëzakonshme që është rezultat i punës dhe mundit të madh, para së gjithash dashurisë ndaj fanellës kombëtare”, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas fitores së sontme të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri ka dërguar urime edhe për trajnerin Milevski dhe gjithë skuadrën duke theksuar se këtë natë asnjëherë nuk do ta harrojmë. Reprezentacioni në futboll i Maqedonisë së Veriut sonte në Palermo mundi Italinë me 1-0 (0-0) dhe siguroi kualifikim në balotazh për Kampionatin botëror 2022 kundër Portugalisë më 29 mars.

QËNDRONI TË LIDHUR