• e premte, 08 nëntor 2024

Kovaçevski: Është gënjeshtër ajo që thotë Nikolloski për Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka"

Kovaçevski: Është gënjeshtër ajo që thotë Nikolloski për Marrëveshjen me

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se është gënjeshtër dhe përhapje e  të pavërtetave ajo që e thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në lidhje me Marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10d me konsorciumin "Bektel dhe Enka".

Kovaçevski edhe një herë ju bëri thirrje qeverive të SHBA-së dhe të Turqisë që të tregojnë nëse në dy vitet e kaluara, pasi përgatitet ky projekt, dikush nga shteti ynë nga ata ose kompanitë e tyre, ka kërkuar diçka.

Sipas kryeministrit, VMRO-DPMNE përsëri konfirmoi se vetëm di të përhapë histeri dhe gënjeshtra dhe ta bllokojë Kuvendin. Këtë e bënte, theksoi, me të gjitha zgjidhjet e rëndësishme ligjore dhe me të gjitha projektet infrastrukturore. 

Ai informoi se janë bërë kontrolle tek 20 importues të mëdhenj, ndërsa detajet do të kumtohen së shpejti.

"Ajo që thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është gënjeshtër e thjeshtë dhe përhapje e të pavërtetave, siç bëjnë kolegët e tij dhe kryetari i tij, i cili vetëm kërcënon dhe nuk bën asgjë gjatë gjithë ditës. Marrëveshja me 'Behtel dhe Enka' është nënshkruar publikisht në bazë të një ligji të posaçëm, të miratuar në Kuvend nga të gjithë deputetët. Ka kaluar të gjitha procedurat ligjore për lidhjen e saj. Marrëveshja në mbi 400 faqe përcakton kushtet për ndërtimin e autostradës. Ka edhe ndryshime në disa ligje për të siguruar kushte për përshpejtimin e procedurës për ndërtimin e këtyre dy seksioneve të mëdha. Synimi është që në pesë vjet të ndërtohet një autostradë moderne, me një shumë të përshtatshme për një projekt të tillë. Deputetët kanë mundësi t'i miratojnë ato dispozita sipas procedurave. Të gjitha dispozitat e tjera të ligjit janë në përputhje me ligjin special që është miratuar", tha Kovaçevski.

Në lidhje me kinse rritjen e javës së punës prej 40 në 60 orë, ai përsëri tha se bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm në projekt të këtillë strategjik me interes kombëtar, ndërsa qëllimi është, çdo punëtor që dëshiron të punojë më shumë se ajo që është e përcaktuar me ligj, vullnetarisht, t'i paguhet çdo orë shtesë dhe të marrë 50 për qind mëditje më të madhe të dielën. 

"Me këtë do të mbesin më shumë para në shtet, do të përshpejtohet ndërtimi i korridoreve dhe do të ulet shuma e kostos së projektit. U mbetet deputetëve që ta shqyrtojnë atë", tha Kovaçevski.

Kryeministri njoftoi se edhe se sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe kryetari i Komitetit Drejtues për korridoret 8 dhe 10 d do të kenë brifing me mediat, në të cilin do të mund të informohen për të gjitha hollësitë dhe çështjet rreth këtij projekti.

"Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së do të demantohen. E vetmja gjë që shohim çdo mëngjes janë gënjeshtrat, të pavërtetat dhe histeritë e përhapura nga opozita. Gjithçka që kanë thënë deri tani, kanë gënjyer. Së pari, për rrugën tonë në BE, thanë se do ta kishim humbur gjuhën maqedonase, gënjyen, pastaj thanë se do të ishim asimiluar, ka kaluar gati një vit i tërë nga pranimi i propozimit evropian, por ne jemi maqedonas dhe ajo gënjeshtër ra në ujë. Tani duhet të shpikin një gënjeshtër të re për të shpëtuar nga gënjeshtra më e madhe - zgjedhja e kryetarit të Shkupit. VMRO-DPMNE kandidoi kryetar komune, kanë kaluar dy vjet nga mandati, nuk kanë bërë asnjë projekt, çdo gjë që ka filluar më herët ka ngecur. Shikoni projektet e 11 viteve të VMRO-DPMNE-së, për shembull autostrada Kërçovë - Ohër, ajo ka filluar në vitin 2013 me trase të gabuar dhe i gjithë projekti është dashur të ndryshohet për disa vite. Kështu funksionojnë, gjë që shihet edhe nga lëndët gjyqësore që kanë: Nëse dikush ka marrë diçka, kështu mendondojnë", theksoi Kovaçevski.

VMRO-DPMNE, nënvizoi kryeministri, nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetndërtues në vend - anëtarësimin në NATO, Marrëveshjen me Greqinë, fillimin e bisedimeve me BE-në me gjuhën dhe identitetin e mbrojtur maqedonas, propozimin evropian, Marrëveshjen me FRONTEKS-in. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR