• e martë, 01 tetor 2024

Kostov: Ulet mosha e personave me sëmundje të zemrës, të veprohet në mënyrë parandaluese edhe mbi gjëra në të cilat mund të ndikohet

Kostov: Ulet mosha e personave me sëmundje të zemrës, të veprohet në mënyrë parandaluese edhe mbi gjëra në të cilat mund të ndikohet

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ulet mosha e personave me sëmundje të zemrës, është e domosdoshme që të veprohet në mënyrë parandaluese dhe në bazë të të cilave mund të veprohet. Këtë ndër të tjera e theksoi Jorgo Kostov nga Shoqata maqedonase për kardiologji në shënimin e Ditës së zemrës, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

"Për fat të keq, mosha ulet. Kjo faktikisht është kontribut nga mënyrë e përgjithshme e jetesës, tempit të jetës. Krahas shumë faktorëve të tjerë, ndoshta njëri nga më të mëdhenjtë, gjithashtu është edhe faktori stres. Ky është shkaku që shumë të rinj paraqiten me problematika, simptoma. Në moshë shumë më të hershme nga ajo që ka qenë rast në vitet e kaluara. Kuptohet që këtu është edhe ngarkesa familjare gjithashtu, çdo pacient është individ në vetëvete", shtoi Kostov në ngjarjen në Klinikën për Kardiologji në Shkup.

Me këtë rast, ai theksoi se nuk mund të gjeneralizohet, të thuhet, tek cili pacient mund të paraqitet një simptomatologji e caktuar, më herët ose më vonë.

Është fakt, theksoi ai, se në vitet e fundit, ndërgjegjshmëria e pacientëve është shumë më e ngritur dhe pacientët gjithnjë e më herët vijnë në kontrollë, ose vijnë kur paraqiten simptoma të caktuara.

"Jemi të kënaqur me trendin që e ka. Kuptohet që absolutisht ka hapësirë për përmirësim në gjithë këtë proces. Do të punojmë në këtë. Sjpresoj se me aksione të këtilla, kjo përqindje do të rritet akoma më shumë. Sepse në shumë situata në kardiologji, ardhja e hershme është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë mund të shpëtohen shumë jetë. Pritja gjithmonë mund të jetë fatale", u përgjigjh Kostov në pyetjen e gazetarëve.

Drejtori i Klinikës për radiologji, Bekim Pocesta tha se janë këtu që ta shënojnë Ditën botërore të zemrës, motoja e së cilës këtë vit është thirrje drejt aksionit global, thirrje drejt nënskrimit masiv të peticionit për shëndet më të mirë të zemrës, e cila është fundament i mirëqenies sonë.

"Këtë vit shumica e rekomandimeve për trajtimin e sëmundjeve të zemrës e fuqizojnë pacientin të marrë pjesë në kujdesin për shëndetin e tij. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu së bashku me pacientët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer besimin e ndërsjellë të stafit shëndetësor me pacientët në nivelin më të lartë. Ne kardiologët nuk i shohim pacientët si marrës pasivë të shërbimeve shëndetësore, por si pjesëmarrës aktivë që punojnë si partnerë së bashku me ne në interes të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit të kombit", nënvizoi drejtori.

Pocesta theksoi se zemra, si një organ i vogël por i fuqishëm, është qendra e jetës, ajo punon pa u lodhur pa pushim dhe pauzë.

Në ngjarje u drejtuan edhe dy pacientë, të cilët flën për përvojën pozitive me personalin mjekësor nga Klinika për kardiologji. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR