• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kosova do të ngrit padi deri te UEFA për shkak të thirrjeve dhe banderolave ofenduese në Ligën e Kombeve

Kosova do të ngrit padi deri te UEFA për shkak të thirrjeve dhe banderolave ofenduese në Ligën e Kombeve

Prishtinë, 14 tetor 2024 (MIA) - Federata e futbollit të Kosovës (FFK) mbrëmë paralajmëroi se do të ngrit padi deri te Federata evropiane e futbollit (UEFA) për shkak të shfaqjes së banderolave dhe thirrjeve ofenduese në ndeshjet Çeki – Shqipëri dhe Serbi – Zvicër.

"FFK-ja ka dënuar ashpër këto thirrje, ndërsa ka bërë me dije se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të marrë masa të menjëhershme. Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin 'S’ka dorëzim' si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri”, thuhet në kumtesën e FFK-së.

Nga FFK rikujtuan se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë, ndërsa futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo. bsh/

Foto: FFK/Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR