• e martë, 12 nëntor 2024

Koreja e Veriut e ratifikoi marrëveshjen e mbrojtjes me Rusinë

Koreja e Veriut e ratifikoi marrëveshjen e mbrojtjes me Rusinë

Seul, 12 nëntor 2024 (MIA) – Koreja e Veriut e ratifikoi marrëveshjen e mbrojtjes me Rusinë, me çka është konfirmuar afrimi i tyre për shkak të luftës ruse në Ukrainë, informon sot agjencia koreanoveriore KCNA. 

Marrëveshja ishte ratifikuar në formë dekreti të nënshkruar nga lideri koreanoverior Kim Xhong Un të hënën, shtoi KCNA. 

Fundjavën e kaluar Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë. 

Marrëveshja e formalizon thellimin disamujor të bashkëpunimit në siguri mes dy vendeve. 

Rusia dhe Koreja e Veriut u afruan me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. 

Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë tashmë janë shpërndarë në Rusi dhe kanë filluar të luftojnë kundër ukrainasve në territorin rus, në rajonin Kursk. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR