• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rute: Shpenzimet më të mëdha për mbrojtje i ulin rreziqet nga konflikti

Rute: Shpenzimet më të mëdha për mbrojtje i ulin rreziqet nga konflikti

Bruksel, 12 nëntor 2024 (MIA) - Sa më shumë shpenzojmë në mbrojtje, aq më shumë e ulim rrezikun nga konflikti i ardhshëm, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute nga Parisi ku u takua me presidentin francez, Emanuel Makron.

Siç kumtoi NATO, në takim u bë fjalë për nevojën e përforcimit të mbështetjes për Ukrainën, të rritet prodhimi mbrojtës dhe të përforcohet bashkëpunimi transatlantik industrial mbrojtës.

"Gjatë vizitës së tij të parë zyrtre në Paris pas marrjes së funksionit, sekretari i përgjithshëm e theksoi rëndësinë e potencialit të madh ushtaral dhe aftësinë e Forcave të armatosura të Francës për sigurinë kolektive të Aleancës", ceket në kumtesë.

Makron dhe Rute biseduan edhe për nevojën e rritjes së investimeve në mbrojtje dhe për bashkëpunim të fuqishëm transatlantik për siguri të qëndrueshme të Aleancës.

Rute dhe Makron u dakorduan për nevojën e mbështetjes më të madhe për Ukrainën para dimrit që vjen në kushte kur infrastruktura e saj energjetike është cak i sulmeve "të pamëshirshme ruse", ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s e përshëndeti vendimin e Francës për trajnim dhe pajisje të një brigade të tërë ukrainase, si dhe premtimin e Parisit për t'i dërguar Kievit aeroplanë luftarak "Mirazh" në fillim të vitit të ardhshëm.

"Franca dërgoi vegla të avancuara artilerie, sisteme për mbrojtje kundërajrore, raketa kryqëzuese dhe automjete të bilnduara", shtoi Rute.

Ai shprehi shqetësim për shkak të "thellimit të lidhjeve ushtarake" mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, që, sipas tij, paraqet kërcënim për sigurinë evropiane dhe paqen globale.

Para takimit me Makronin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s e vizitoi kompleksin industrial ushtarak francez "Tales Grup", ku pati takim me të rinj të talentuar dhe me inxhinierë të cilët punojnë në zhvillimin e kapaciteteve të larta për nevojat e aleatëve të NATO-s. ab/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR