• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreja e Jugut shkarkon Klinsmanin

Koreja e Jugut shkarkon Klinsmanin

Seul, 16 shkurt 2024 (MIA) – Federata e Futbollit të Koresë së Jugut sot i dorëzoi dorëheqjen trajnerit Jurgen Klinsman, një javë pasi kombëtarja e udhëhequr nga strategu gjerman u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, KFA ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin e kombëtares", deklaroi njeriu i parë i futbollit të Koresë së Jugut Çung Mong-gu në konferencën për shtyp në Seul.

Klinsmani qëndroi në stolin reprezentacionit të Koresë së Jugut për një vit.

“Qëndrimi dhe konkurrenca e Klinsmanit si trajner nuk përmbushën pritshmëritë dhe kjo është arsyeja pse ne vendosëm të ndryshojmë kahen përpara kualifikimeve të Kampionatit botëror 2026”, shton presidenti i KFA-së.

Koreja e Jugut ishte ndër favoritët për titullin e Kupës së Azisë, por papritur pësoi disfatë në gjysmëfinale nga Jordania. 

QËNDRONI TË LIDHUR