• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kontrolle të jashtëzakonshme të AUV-së edhe në Kumanovë, asgjësohen rreth 100 kilogramë mish i pasigurtë

Kontrolle të jashtëzakonshme të AUV-së edhe në Kumanovë, asgjësohen rreth 100 kilogramë mish i pasigurtë

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Rreth 100 kilogramë mish i pasigurtë dhe prodhime nga mishi janë asgjësuar pa dëme nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të martën në Kumanovë, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në disa restorante, mishtore dhe tregje.

Për shkeljet e konstatuara – shitja e çorbës së ngrirë, vendosja në shitje e prodhimeve të ngrira nga mishi, shitja e mishit dhe pordhimeve të mishit pa deklarim, si dhe për vlefshmërinë e skaduar të librezave sanitare të punonjësve në operatorët me ushqim dhe mosposedimi i dokumentacionit të plotë, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë nga100 deri 1.000 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga pesha e kundërvajtjes dhe madhësia e operatorit me ushqim.

Sipas AUV-së, me inspektimet në këtë qytet janë përfshirë dy supermarkete të mëdha, ku u konstatuan mospërputhje me rregullat në fushën e sigurisë së ushqimit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR