Konferenca përfundimtare e projektit "Për drejtësi - Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas"
- - Konferenca përfundimtare e projektit "Për drejtësi - Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas" do të mbahet sot në hotelin Meriot në Shkup. Projekti është financuar dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur - Maqedoni dhe grupi Bluprint për reforma në drejtësi.
- Post By Fami Bajrami
- 07:48, 25 qershor, 2024
Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Konferenca përfundimtare e projektit "Për drejtësi - Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas" do të mbahet sot në hotelin Meriot në Shkup. Projekti është financuar dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur - Maqedoni dhe grupi Bluprint për reforma në drejtësi.
Rezultatet kyçe nga puna e grupit Bluprint do t'i prezantojë Aleksandra Cvetanovska, kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë (SHJRM), pas çka do të mbahen tre panel debate, në të cilat, siç njoftojnë organizatorët, do të flasin kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, akademiku Vlado Kambovski, drejtoresha e Akademisë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë Natasha Gaber-Damjanovska, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës Supreme, Këshillit të Prokurorëve Publikë, Odës së Avokatëve, Institutit për të Drejtat e Njeriut, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Institutit për Politika Evropiane dhe Qendrës për Hulumtime dhe Analiza Juridike. rq/ fc/
Foto: poster/ftesë