• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë e parë vjetore e Blumberg Adria në Shkup

Konferencë e parë vjetore e Blumberg Adria në Shkup

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Konferenca e parë vjetore e "Blumberg Adria" në Shkup me temë: "Back to business: Potenciali ekonomik dhe mundësitë zhvillimore për Maqedoninë" do të mbahet sot, ndërsa do ta hapë kryeministri Hristijan Mickoski dhe Jelisaveta Lazareviq, drejtoreshë e përmbajtjes së "Blumberg Adria".

Në konferencë janë paralajmëruar analiza të Blumberg Adria "Unlocking Groëth: Economy & Capital Markets in North Macedonia“ dhe dy panel diskutime.

Paneli i parë do t'i kushtohet sektorit real në vend: një model biznesi i drejtuar nga teknologjitë e reja, ku çështje kryesore do të jetë se si funksionon biznesi në kohë të trazuara, çfarë ndryshimesh i nevojiten ekonomisë për një rritje më të mirë të ekonomisë në kushte të tensioneve gjeopolitike, a i ndjekim trendët botërore dhe sa kompanitë e vendit janë të përditësuara me teknologjitë e reja. Në këtë debat janë paralajmëruar Dushan Mitrev, drejtor i përgjithshëm i Birarisë Shkupi, Zhivko Mukaetov, drejtor i përgjithshëm/kryetar i këshillit drejtues, Alkaloid SHA Shkup, Marija Dukovska Pavlovska drejtore e përgjithshme e Makstilit dhe Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1.

Panel diskutimi i dytë ka të bëjë me Qasjen në para përballë ndryshimit global dhe kush financon rritjen në këtë panel. Është paralajmëruar pjesëmarrja e Gordana Dimitrieska Koçovskës, ministre e Financave, si dhe Marija Tomeskës, kryetare e Këshillit drejtues të sigurimeve Eurolink, Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1, Miroslav Marçev, Partner drejtues për Maqedoninë e Veriut, PwC dhe Toni Stojanovski, kryetar i Këshillit drejtues të Bankës NLB.

FOTO: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR