Komunikacioni po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht të lagështa
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:20, 25 mars, 2024
Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2023 aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është i mbyllur për komunikacion për të llojet e automjeteve. Në atë vend do të vendoset sinjalistikë adekuate e komunikacionit. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.
Foto: Arkivi i MIA-s