• e diel, 06 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme


7 korrik 2020 (MIA)


1307. – Vdiq mbreti anglez Eduardi i Parë (Këmbëgjati), i cili gjatë qeverisjes nga viti 1272 deri në vdekje e reformoi legjitimitetin dhe vendosi sistem të fuqishëm administrativ, duke e zgjeruar edhe në Uells, të cilit ia pezulloi autonominë.


1807. – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre.


1854. – Vdiq fizikani gjerman Georg Simon Om, i cili e zbuloi marrëdhënien e energjisë elektrike të forcave elektromotore dhe rezistencën në gjiron elektrike, i quajtur sipas tij Ligji i Omit. Njësia për matjen e rezistencës elektrike në sistemin ndërkombëtar të masave për nder të tij është quajtur om.


1887. – Në Vitebs, Rusi, lindi Mark Shagal njëri nga piktorët më origjinalë evropianë. Krijoi kompozime fantastike nga jeta e hebraikëve dhe fshatarëve rusë. Merrej me grafikë dhe skenografi. Vdiq në Nica, në Francë më 28 mars të vitit 1985.


1898.  – SHBA-ja i anektoi Ishujt Havai. Në fillim Havai kishin status të kolonisë, ndërsa në vitin 1995 mbeten shteti i pesëdhjetë federal në SHBA.


1921. – Në fshatin Brusnik, të Manastirit lindi Vasko Karangeleski, hero i popullit të Maqedonisë. Vdiq në një aksident më 3 shkurt të vitit 1977.


1954. – Elvis Presli bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ emitoi incizimin e tij të parë, “That’s all Right”.


1992. – Me 91 vota “kundër”, 7 “të përmbajtur” dhe 2 vota “pro” deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk e votuan votëbesimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë në Maqedoni “u rrëzua” qeveria.


1995. – Ish-shefi i diplomacisë italiane Xhani de Mikelis u gjykua me katër vjet burgim për shkak të korrupsionit.


1997. – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.


2005. – Në një seri shpërthimesh të cilat e goditën metronë londineze dhe ngritën në ajër një autobus të qytetit humbën jetën 52 persona, ndërsa janë lënduar rreth 700 persona. Rrjeti terrorist Al-Kaeda – Xhihad në Evropë e ndërmori përgjegjësinë për këto sulme me bomba në qendër të kryeqendrës britanike.


2007. – Shpallen shtatë mrekullitë “e reja” të botës gjatë solemnitetit që u mbajt në stadiumin “Benfika” në Lisbonë: Muri i madh në Kinë, Petra në Jordani, Statuja e Jezu Krishtit në Brazil, Maçu Pikçu në Peru, piramida Çiçen-ica në Meksikë, Koloseumi në Romë dhe Taxh Mahallë në Indi. Deri te kjo përzgjedhjeе ka ardhur pas votave të 100 milionë njerëzve në mbarë botën në Internet dhe telefona celularë.


2014. – Në Tbilisi vdes ish-presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevarnadxe. Shevarnadxe ka qenë president i Gjeorgjisë nga viti 1995 deri në vitin 2003. Ai është lindur më 25 janar të vitit 1928.


2014. – Në Madrid në moshën 88-vjeçare vdes futbollisti legjendar  Alfredo Di Stefano. Di Stefano ka qenë futbollisti më i mirë në historinë e Real Madridit dhe kryetar nderi i ekipit mbretëror.

QËNDRONI TË LIDHUR