Komunikacioni pandërprerë, në rrugë të thata
- - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
- Post By Fitore Curri
- 08:06, 4 prill, 2024
Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, nga data 01.04.2024 është lëshuar për qarkullim për të gjitha llojet e veturave me peshë të përgjithshme deri 3.5 tonë.
Ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit ka në rrugën shtetërore R1101 seksioni Prilep - Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin "Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep - Manastir", dhe nga data 27.03.2024 ka mbyllje të plotë të seksionit.
Më 26.03.2024, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit "Maxhari" deri te kryqëzimi "Belvi" gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.
Nga data 18.03.2024 ka ndryshim të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore Р1101, segmenti Prilep - Manastir, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Sanim i rrugës, te ura në lumin Shemnicë, njofton LAMM. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s