• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në ueb-faqen e vet e publikoi E-Regjistrin e akteve nënligjore

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në ueb-faqen e vet e publikoi E-Regjistrin e akteve nënligjore

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në ueb - faqen e vet e publikoi E-Reghjistrin e akteve nënligjore. Nga Komisioni sqarojnë se në E-Regjistrin mund të ketë qasje secili qytetar i cili dëshiron të marrë vesh se si ta shfrytëzojë të drejtën e vet të votës, kandidat i cili dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe secila organizatë apo person i interesuar që dëshirojnë ta vëzhgojnë procesin zgjedhor.

"Në E-Regjistër është e mundshme qasja e lehtë drejt akteve nënligjore të Komisionit shtetëror zgjehdor, prej ku do të mund të informoheni për të drejtat tuaja në procesin zgjedhor, si dhe lidhur me punën e rregullt të Komisionit shtetëror zgjehdor", ceket në kumtesë.

E-Regjistri i KSHZ-së është i kapshëm në linkun në vijim: https://eregistar.sec.mk/. 

Është përpunuar në kuadër të projektit "Mbështetje për reformat zgjedhore" të Qeverisë së Zvicrës, implementuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES).

Janë përpunuar edhe video për shfrytëzimin e E-Regjistrit, të cilat janë bashkangjitur në linqet në vijim:

Në këtë link është versioni në gjuhën maqedonase
https://www.dropbox.com/scl/fi/msmjxx67oobt3200bjuy4/sec-e-registar_ver2.mp4?rlkey=v4rb6y49epqwrrsstqp8uu2cc&dl=0
Në këtë link është versioni në gjuhën shqipe
https://www.dropbox.com/scl/fi/78u9657ba1uc56e63sc3i/sec-e-registar_ver2-ALB.mp4?rlkey=lxtrroona07hcu8meql39d9jf&dl=0 ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR