• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koman mbetet në Bajern

Koman mbetet në Bajern

Mynih, 2 shtator 2024 (MIA) - Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Maks Eberle, publikoi se sulmuesi Kingsli Koman do të mbetet në klub.

Futbollisti francez ishte i kërkuar nga klubet angleze, si dhe nga Al-Hilall. Transfer periudha në Arabinë Saudite ende nuk është hapur, por vet futbollisti e ka refizuar ofertën e klubit arab.

Bavarezët ishin të hapur që ta shesin Komanin, e pranuan ofertën e Al-Hilallit, por lanë që francezi të vendos nëse dëshiron të largohet, pa e detyruar.

"Koman mbetet tek ne", konfirmoi Eberle.

Oferta e Al-Hilallit ishte me vlerë rreth 35 milionë euro. bsh/

Foto: Arkiv

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR