• e enjte, 11 korrik 2024

Kolumbia mundi Uruguain dhe kalon në finalen e Kopa Amerika

Kolumbia mundi Uruguain dhe kalon në finalen e Kopa Amerika

Sharlot, 11 korrik 2024 (MIA) – Reprezentacioni i Kolumbisë mbrëmë e ka mposhtur kombëtaren e Uruguait me rezultat 1:0 në ndeshjen e gjysmëfinales së Kopa Amerika.

Golashënues i vetëm i ndeshjes ka qenë mesfushori Xheferson Lerma në minutën e 39-të.

Në fund të pjesës së parë, karton të kuq mori mbrojtësi Daniel Munjoz, kështu që kolumbianët gjatë gjithë pjesës së dytë kanë luajtur me një lojtar më pak.

Kolumbia në finalen e kupës do të përballet me Argjentinën. Ndeshja do të luhet më 15 korrik.

Ndryshe, uruguaianët do të takohen me kanadezët në ndeshjen për vendin e tretë më 14 korrik.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR