• e diel, 06 tetor 2024

Kol Palmer nga Siti në Çellsi për 40 milionë funta

Kol Palmer nga Siti në Çellsi për 40 milionë funta

Londër, 1 shtator 2023 (MIA) - Sulmuesi i talentuar anglez, Kol Palmer (21) nga Mançester Siti kaloi në radhët e Çellsit, me të cilin ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, publikoi sot klubi londinez.

Hollësirat financare nga kontrata nuk janë publikuar, por mediumet angleze njoftuan se Çellsi si dëmshpërblim klubit nga Mançesteri i ka paguar 40 milionë funta, si dhe 2,5 milionë funta shtesë në bonuse.

"Nënshkrova për Çellsin pasi më pëlqen ky projekt dhe për shkak se shpresoj se do të kem mundësinë ta shfaq talentin tim. Ky është një ekip i ri dhe i uritur dhe shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të posaçme", tha Palmer për ueb faqen e klubit londinez. bsh

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR