Koalicioni "Ndryshojmë": Të zgjidhet problemi me pagesat e asistentëve personal
- Koalicioni "Ndryshojmë" në Ditën e personave me aftësi të kufizuara kërkon nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të zgjidhet problemi me dëmshpërblimin për asistentët personal dhe kërkon që rritja e pagesës për pengesa të jetë për të gjithë personat dhe jo vetëm siç njoftoi ministri, për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në të folur.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:53, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Koalicioni "Ndryshojmë" në Ditën e personave me aftësi të kufizuara kërkon nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini të zgjidhet problemi me dëmshpërblimin për asistentët personal dhe kërkon që rritja e pagesës për pengesa të jetë për të gjithë personat dhe jo vetëm siç njoftoi ministri, për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në të folur.
Suaret Alishan, koordinator i Koalicionit "Ndryshojmë" sot deklaroi se janë konstatuar një varg parregullsish në pagesat për asistentët personal, si dhe se vërejtjet për këtë dy javë më parë janë dorëzuar në ministri, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje.
"Nga ana e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj nuk janë paguar në shtator, tetor dhe nëntor asistentët personal, ndërsa në të njëjtën kohë operatorët që ofrojnë shërbime heshtin për këtë. Ai zbuloi dobësitë e mëposhtme: nga ana e ofruesit nuk ka bashkëpunim me asistentin personal dhe ai lihet vetë. Nga ana e operatorit në bazë të ndonjë rregulloreje, neni 146, i hiqet nga kompensimi mujor asistentit personal", tha Alishan.
Lidhur me nenin 76 të Ligjit për mbrojtje sociale, siç tha ai, është miratuar rregullore që është jashtë atij neni.
Ai akuzon se ata nuk kanë informacion nëse asistentët personal do të vazhdojnë të punojnë apo jo. Për këtë ai fajësoi ofruesit e shërbimeve, por edhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe zëvendësin e tij. Alishani thotë se në këtë mënyrë cenohen të drejtat e asistentëve personal dhe me këtë edhe të drejtat e tyre.
Koordinatori i Koalicionit “Ndryshojmë” deklaroi se ministri Fatmir Limani ka diskriminuar personat me aftësi të kufizuara me njoftimin e datës 4 nëntor, kur paralajmëroi rritje të pagesës vetëm për (dëmtimet fizike) me 50 për qind dhe për personat me dëgjim të dëmtuar dhe në të folur me 25 për qind, ndërsa personat e tjerë me aftësi të kufizuara nuk kanë rritje.
"Ne e kemi një propozim, në kërkesat tona të të gjithëve në mënyrë të barabartë t'u jepen 50 për qind. Por, ne kemi një shkurtim buxheti prej 40 për qind pa inflacion. Pyesim veten në vitin 2025 nëse do të kemi shërbime sociale dhe nëse do të kemi të drejta", tha Alishan. qa/
Foto: printskrin