• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klubet portugeze me fitimet më të larta nga transferimet

Klubet portugeze me fitimet më të larta nga transferimet

Lisbonë, 13 shtator 2024 (MIA) - Klubet në ligën e parë portugeze të futbollit fituan më shumë para në botë nga transferimet e lojtarëve në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2024, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime Sportive (CIES).

Sipas të dhënave të CIES, klubet portugeze fituan 2,34 miliardë euro. Në vendin e dytë renditet Kampionati anglez me fitime prej 1,5 miliardë, i treti është Kampionati holandez me 1,49 miliardë, ndërsa në Top 5 është liga braziliane (1,47) dhe Primera argjentinase (1,29).

Nga shitja e lojtarëve të saj më së shumti ka fituar Benfika e cila në periudhën e analizuar ka fituar 816 milionë euro.

Klubi nga kryeqyteti portugez i la pas Ajaksin dhe Red Bull Salzburgun në renditjen e CIES, të cilët fituan 473 milionë euro, gjegjësisht 401 milionë euro.

Nga viti 2015 deri në vitin 2024, Çellzi ka shpenzuar më së shumti për transferime, madje 2,78 miliardë euro. Në vendin e dytë është Mançester Siti me 1,96 miliardë, ndërsa në vendin e tretë Mançester Junajtedi me 1,95 milardë euro. rq/fc/

Foto: Fejsbuk

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR