• e hënë, 08 korrik 2024

Klubet e La Ligës do të sigurojnë bileta me çmim prej 30 euro për tifozët mysafirë, Reali dhe tre klube të tjera nuk i janë bashkuar nismës

Klubet e La Ligës do të sigurojnë bileta me çmim prej 30 euro për tifozët mysafirë, Reali dhe tre klube të tjera nuk i janë bashkuar nismës

Madrid, 14 gusht 2023 (MIA) - Klubet e La Ligës do t'u ofrojnë tifozëve mysafirë me çmim prej 30 euro.

Sipas “As”, klubet kanë nisur një nismë sipas së cilës çdo skuadër do të mund të shesë bileta me vlerë 30 euro për tifozët mysafirë. Të paktën 300 nga këto bileta do të jenë në dispozicion për çdo ndeshje. Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i turizmit sportiv dhe rritja e disponueshmërisë së ndeshjeve jashtë vendit të tyre.

Aktualisht, 16 nga 20 klubet në La Liga i janë bashkuar marrëveshjes. Në nismën nuk marrin pjesë Real Madrid, Rajo Valekano, Osasuna dhe Vilarreal.

Gjithashtu raportohet se La Liga planifikon të mbulojë pjesërisht shpenzimet e udhëtimeve të organizuara nga shoqatat e tifozëve. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR