• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klopi i bëri thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të gjejnë zgjidhje për ndikimin e klubeve saudite

Klopi i bëri thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të gjejnë zgjidhje për ndikimin e klubeve saudite

Singapor, 1 gusht 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, shprehu sot shqetësim për shkak të pasojave të dëmshme nga largimi i një numri të madh të lojtarëve cilësorë nga ligat evropiane në Arabinë Saudite dhe ju bëri thirrje autoriteteve të futbollit që të "gjejnë zgjidhje". 

Klopi nga Singapori ku ekipi i tij nesër do të luajë ndeshje miqësore kundër Bajern Mynihut bëri thirrje se ndikimi i Arabisë Saudite në këtë moment është "masiv".

"Më e keqja është që afati kalimtar në Arabinë Saudite zgjat tri javë më gjatë se sa në Evropë. FIFA dhe UEFA duhet të gjejnë zgjidhje për këtë", tha Klop.

Që nga fillimi i këtij viti shumë yje të futbollit u transferuan në klubet e pasura saudite, në mesin e të cilëve edhe Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. 

Nga radhët e Liverpulit në këtë afat kalimtar në Arabinë Saudite u transferuan Xhordan Henderson, Roberto Firmino dhe Fabinjo. fc/

Fotografia: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR