• e enjte, 26 dhjetor 2024

Klopi do të drejtojë Borusian në një ndeshje revyale

Klopi do të drejtojë Borusian në një ndeshje revyale

 Dortmund, 17 gusht 2024 (MIA) - Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, do të marrë pjesë në ndeshjen e lamtumirës së ish-lojtarëve të Borusias, Lukash Pishçek dhe Jakub Blashçikovski, njoftoi shërbimi për shtyp i klubit të Dortmundit.

Ekipet e Pishçekut dhe Bllaçikovskit do të luajnë kundër njëra-tjetrës më 7 shtator. Ndeshja do të luhet në Dortmund në "Signal Iduna Park". Klopi do të drejtojë një nga ekipet.

 "Do të bëj si zakonisht - do të filloj të mendoj për ndeshjen pesë minuta para se të fillojë, ka thënë me shaka 57-vjeçari në një video të publikuar nga Borusia.

 Klopi këtë verë u largua nga Liverpuli, të cilin e drejtonte që nga viti 2015. Gjermani nga viti 2008 deri në vitin 2015 ishte trajner i Borusisë nën drejtimin e ti luajtën  Pishçeku dhe Bllashçinski. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR