• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Klop për Salahun: Çështja tashmë është zgjidhur, ne të dy respektojmë shumë njëri-tjetrin

Klop për Salahun: Çështja tashmë është zgjidhur, ne të dy respektojmë shumë njëri-tjetrin

Liverpul, 3 maj 2024 (MIA) - Menaxheri i Liverpulit, Jirgen Klopp, ka zbuluar se nuk ka më dramë mes tij dhe Mohamed Salahut. Siç dihet, një javë më parë, ata dy u konfliktuan në ndeshjen e "të kuqëve" ndaj Uest Hemit. Ata kurrë nuk zbuluan saktësisht se çfarë i thanë njëri-tjetrit.

"Tashmë është zgjidhur, nuk ka problem. Nuk e di si do t'ia dilnim nëse nuk njiheshim kaq gjatë. Por ne të dy respektohemi aq shumë sa nuk është problem", tha gjermani në konferencën e sotme për shtyp.

Pas skandalit mes të dyve, u intensifikuan zërat se Salah nuk do të qëndrojë në "Enfild" pas përfundimit të sezonit. Me siguri atëherë largohet edhe menaxheri, pra gjermani nuk dëshiron të komentojë për të ardhmen e sulmuesit.

"Duhet të mësoheni me faktin se nuk është më problemi im. Nuk mendoj se duhet të flas për këtë. Të tjerët do të marrin vendim, veçanërisht vetë Mo", theksoi trajneri.

Tensioni mes dyve u shfaq në sfondin e rezultateve jobindëse të skuadrës, për të cilin shkak “të kuqtë” nuk kanë më pothuaj asnjë gjasë për titull në konkurrencë me Mançester Sitin dhe Arsenalin.

Liverpuli të paktën ka garantuar kthimin në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Kjo është sukses. A e marrin të gjithë kështu? Ndoshta jo. Të paktën nuk ka më tension dhe do të ishte mirë nëse mund të tregojmë sërish futboll të mirë, sepse javët e fundit kanë qenë të tensionuara për ne", theksoi Klop. ls/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR