Klop kthehet në stolin e Liverpullit?
- Trajneri gjerman Jirgen Klop ka folur për një rikthim të mundshëm në stolin e Liverpulit. Kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpuli është në një seri prej katër humbjesh në të gjitha garat, prej të cilave tre në Premier Ligë.
Liverpul, 20 tetor 2025 (MIA) – Trajneri gjerman Jirgen Klop ka folur për një rikthim të mundshëm në stolin e Liverpulit. Kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpuli është në një seri prej katër humbjesh në të gjitha garat, prej të cilave tre në Premier Ligë.
Këto rezultate kanë sjellur paralajmërime për një ndërrim të mundshëm të menaxherit Arne Slot. Trajneri holandez në sezonin e parë të Enfild në mënyrë bindëse fitoi titullin, por këtë sezon, pavarësisht përforcimeve të shtrenjta, ekipi ka krizë për rezultate.
Kjo sikur i ka “nxitur” mundësitë e rikthimit të Jirgen Klopit në stolin e Liverpulit. Ai pothuajse për një dekadë ka pasur rreth 500 ndeshje si menaxher i të "kuqëve".
Kjo periudhë e vështirë për Liverpulin "u përputh" me paraqitjen e Klopit në podkastin "Ditari i një drejtori": "Kam deklaruar se nuk do të stërviti kurrë një ekip tjetër në Angli. Pra, teorikisht një ditë mund të kthehem në Liverpul", deklaroi Klop. ls/
Foto: EPA