• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kllop me punë të re

Kllop me punë të re

Liverpul, 5 qershor 2024 (MIA) - Ish menaxheri i Liverpullit, Jirgen Kllop ka një punë të re. Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me agjencinë për marketing sportiv "SPORTFAJV". Gjermani do të jetë përfaqësues për shitje dhe marketing të kompanisë për Azinë dhe SHBA-në.

Drejtori operativ kryesor i "SPORTFAJV" - Filip Hasenbejn, nuk e ka fshehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i ardhshëm.

Ekspertiza e agjencisë ndërkombëtare për marketing sportiv me seli në Gjermani përfshin një sërë sportesh, duke përfshirë futbollin, golfin, eSportin dhe motorsportin. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR