• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kliçko: Rusët munden sërish ta sulmojnë Kievin, ky do të jetë vendim i përgjakur

Kliçko: Rusët munden sërish ta sulmojnë Kievin, ky do të jetë vendim i përgjakur

Kiev, 1 prill 2024 (MIA) - Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko deklaroi se kryeqyteti i Ukrainës mund të bëhet sërish shënjestër e forcave tokësore ruse.

"Kievi ishte dhe mbetet objektiv i (presidentit rus Vladimir) Putin, sepse kryeqyteti është zemra e vendit. Por tani jemi shumë më të përgatitur për të tani sesa para dy viteve. Nëse Putini e merr atë vendim, do të jetë një vendim i përgjakshëm", tha Kliçko për gazetën gjermane "Bild".

Kliçko e ka dhënë intervistën përpara pallatit të shkatërruar që u godit nga një raketë ruse pak ditë më parë. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje Perëndimit të forcojë mbështetjen e tij për Ukrainën: Ne kemi nevojë urgjente për më shumë mbrojtje kundërajrore, më shumë raketa kundërajrore", theksoi kryebashkiaku i Kievit.

Ai iu përgjigj edhe komenteve të disa politikanëve perëndimorë për negociata apo të ashtuquajturën “ngrirje të luftës”, duke thënë: “Është një qëndrim i gabuar. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë për më shumë mbështetje. Ne nuk do t'i japim Rusisë asnjë territor. Nuk ka asnjë kompromis për këtë”, shtoi Kliçko. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR