• e premte, 08 nëntor 2024

Kirjos u tërhoq nga Uimbëlldoni për shkak të lëndimit

Kirjos u tërhoq nga Uimbëlldoni për shkak të lëndimit

Londër, 3 korrik 2023 (MIA) - Nik Kirjos nuk do të luftojë për trofeun e Gren slemit në Londër. Finalisti i vitit të kaluar e anuloi paraqitjen për shkak të lëndimit.

"Jam i pikëlluar, këtë vit duhet të tërhiqem nga Uimbëlldoni. U përpoqa të përgatitem pas operacionit dhe sërish të shkoj në terrenet e Uimbëlldonit. Para një jave në Majorka kisha dhimbje. Për çdo rast. bëra incizim që tregonte ndrydhje të ligamenteve të kyçit. Dhashë maksimumin për të luajtur dhe më vjen keq të them se thjeshtë nuk kisha kohë të rikuperohem para Uimbëlldonit.

Australiani në janar pati operacion të gjurit. Këtë sezon ai ende nuk ka luajtur asnjë turne zyrtar.

Kirjos në xhiron e parë duhej të luante me David Gofin. Uimbëlldoni fillon sot dhe do të luhet deri më 16 korrik. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR