• e hënë, 08 korrik 2024

Kina me paralajmërim për SHBA-në për shkak të ligjit për Tajvanin dhe ligjit për TikTokun

Kina me paralajmërim për SHBA-në për shkak të ligjit për Tajvanin dhe ligjit për TikTokun

Pekin, 29 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Jian sot deklaroi që SHBA-ja të mos zbatojë "pjesë negative të ligjit që ka të bëjë me Kinën".

Nëse SHBA-ja me këmbëngulje q[ndron në vendimin e vet, Kina do të ndërmarrë hapa vendimtarë për t'i mbrojtur interesat e veta të sigurisë dhe zhvillimit, theksoi Lin, pa cekur hollësi.

Deklarata e tij pasoi pasi që presidenti amerikan, Xho Bajden e nënshkroi ligjin për përforcim të mbrojtjes së Tajvanit, si dhe ligjin me të cilin kërkohet nga pronari kinez (BajtDens" i TikTokut ta shesë platformën në afat prej një viti.

Qeveria e Tajvanit e përshëndeti ligjin e ri amerikan duke vlerësuar se do të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë së rjaonit. ab/

Foto: МIА arkivi


 

QËNDRONI TË LIDHUR